Fansat janë të emocionuar për portretizimin e shkëlqyeshëm të Lady Gaga-s për Patrizia Reggiani në “trailer-in” e ri të “House of Gucci”, i cili u shfaq premierë të enjten.

Vendosur në Itali në 1995, filmi i Ridley Scott përqëndrohet në familjen themeluese të shtëpisë së modës-përfshirë Maurizio Gucci (luajtur nga Adam Driver), vrasja tronditëse e të cilit u orkestrua nga ish-gruaja e tij, Reggiani (Gaga).

Dhe meqenëse Gucci i dha produksionit qasje të hapur në arkivat e saj, interpretuesja 35-vjeçare e muzikës pop vesh një shumëllojshmëri të madhe të thesareve të cilësisë më të mirë në film.

Më poshtë janë disa nga pamjet më të mira që ne mundëm të spikasnim./tvklan.al