cover

Emrat më të mëdhenj të filmave dhe televizionit u bënë bashkë të dielën në mbrëmje, në ndarjen e çmimeve “Golden Globe 2016”.

Yjet e Hollywood parakaluan në tapetin e kuq të Beverly Hilton Hotel, në Beverly Hills, të veshur enkas për këtë event.

Një ndër detajet që binte më shumë në sy për këtë vit, ishin fustanet me çarje në pjesën e barkut, të prezantuara nga Jennifer Lawrence, Brie Larson e Kate Hudson, të cilat veshjet e tyre ia kishin besuar emrave të mëdhenj të industrisë së modës si Dior, Calvin Klein e Michael Kors.

Tonalitetet e rozës duke shkuar deri tek e errëta ishte një tjetër tendencë që binte në sy në këtë “Golden Globe”.

Disa prej yjeve, që padyshim kishin bërë zgjedhjen e duhur sa i përket veshjes së tyre, ishin emra si Cate Blanchett, Kate Winslet, Jennifer Lopez, Julianne Moore, Amber Heard, Olivia Wilde, Kate Bosworth etj.

Për të parë veshjet më të bukura të “Golden Globe 2016” shfletoni galerinë më poshtë. /tvklan.al