Vespa mbush 75 vjeç




Vespa mbush 75 vjeç

15:05 24/04/2021

Vespa ka festuar 75-vjetorin. Motori i vogël më i famshëm në botë, simbol i jetës së bukur italiane, i lirisë, argëtimit, rinisë u regjistrua në 23 Prill 1946 nga Enrico Piaggio.

Ai e nisi linjën e prodhimit atë vit me 2 mijë ekzemplarët e parë, dhe modeli i porsalindur Vespa 98cc kushtonte 55 mijë Lireta, ndërsa version luksoz arrinte në 61 mijë Lireta, që për një italian të klasës së mesme në fundin e viteve ‘40 ishin jashtëzakonisht shumë.

Vespa sot konsiderohet ikonë boterore e transportit personal me 19 milionë modele të shitura.

Në fakt Vespa është marka e parë e motorave që u globale në këtë industri, dhe shënoi nga ana historike “boom-in” ekonomik të pas luftës, ashtu sikurse edhe sot i qëndron në krye edhe ekonomisë smart bashkëkohore.

Me rastin e përvjetorit, kompania ka menduar të hedhë në treg serinë speciale 75-Vjetori, që do të jetë edhe lajtmotivi i prodhimit të vitit 2021.

Klan News





Të ngjashme