Vetëdeklarimet për taksën e banesës

Vetëdeklarimet për taksën e banesës

16:19 08/09/2019

Përjashtohen pensionistët dhe banesat sociale

Deri në 15 Shtator, qytetarët duhet të vetëdeklarojnë banësën  e tyre. Është ky afati i vendosur nga ujësjellësi, i cili do të shërbejë për mbledhjen e taksës së banesës, e cila ka hyrë në fuqi nga 1 Janari i këtij viti. Sipas këtij vendimi, taksa e banesës nuk do tëjetë më 100 lekë në muaj, ashtu siç është paguar deri më sot.

Por sipas zv/drejtoreshës së përgjithshme të UKT, Evis Gjebrea, për ata qytetarë që nuk do të vetëdeklarojnë, nuk do të ketë penalizime.

“Nuk do të ketë penalizime sepse punonjësit e UKT do të zbresin në terren për verifikim, plus do bazohen edhe tek të dhënat e hipotekës dhe ALUIZNI-t.”

Nga kjo taksë do të përjashtohen disa kategori.

“Përjashtohen banesat sociale, pensionistet dhe komunitetet fetare. Qytetarët duhet të drejtohen pranë njësisë bashkiake për të dorëzuar dokumentet që i përjashton nga kjo pagesë.”

Taksa vjetore që do të paguajnë qytetarët llogaritet duke shumëzuar sipërfaqen e apartamentit dhe çmimin e vlerësimit, duke e shumëzuar me pas me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj për kategorinë e ndërtesave për banim që është 0.05%.

Sipërfaqja e apartamentit 70 m katror

Vlera e apartamentit 60 mln

Përqindja e taksambledhësit 0.05 %

70*60*0.05 %= 21 mijë lekë në vit

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT