Një muaj më parë u vetëdorëzua edhe vëllai i tij

Pas dorëzimit një muaj më parë në polici të Griseldo Kusit, të njëjtin veprim ka bërë këtë të diel edhe vëllai i tij Albano Kusi. Të dy ata akuzohen për vrasjen e vrasjen e teknikut të kondicionerit Indrit Çelaj, në 22 Gusht të këtij viti në Tiranë. Ky i fundit u qëllua për vdekje teksa po punonte në një vile në pronësi të vëllezërve Kusi.

Ata u shpallën në kërkim pasi ndaj tyre dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”. Pas dorëzimit të 31-vjeçarit Grseldo Kusi, Gjykata e Tiranës vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve. Ai tha para gjykatës se vrasja ndodhi nga pakujdesia, por prokurorët dyshojnë se ngjarja ndodhi pas një debati për mënyrën e vendosjes së një kondicioneri.

Njëri nga vëllezërit Kusi ka nxjerrë armën dhe qëlloi ndaj Çelajt. Për këtë ngjarje u vunë në pranga edhe 4 persona të tjerë mes të cilëve, pronari i vilës që po rikonstruktohej, Bujar Kusi, Edmond Sula, Ferdinand Bakalli dhe Luan Çela. Ata akuzohen për disa vepra penale, nga vrasja e kryer në bashkëpunim, përkrahja e autorit të krimit deri në mos kallëzim krimi.

Tv Klan