Banorët të vendosur ta mbrojnë, edhe nëse i rrëzon gjykata

Kjo sipërfaqe e gjelbër në zonën e Laknsit rrezikon të zhduket, pasi për të është dhënë leje nga Bashkia e Kamzës për ndërtimin e një thertoreje.  Banorët shprehen se pylli mbron zonën nga erozioni, por edhe nga ndotja e madhe që vjen nga bashkimi i lumit të Lanës me ate te Tiranës.

Ata janë të vendsour për mbrojtjen e kësaj pjese të gjelbër pavarësisht vendimit të gjykatës.

Sipas tyre është absurde të japësh leje për thertore në një zonë të banuar. Ndërkohë që Laknasi ka thertore dhe kanë shumë pak punë.

Kjo është një ndër thertoret më të mëdha në shqipëri, por sipas veterinares, asnjë ditë nuk kanë pasur punë sa janë kapacitetet e kësaj thertoreje.

Banorët e kanë fituar të drejtën në gjykatës administrative në shkallë të parë. Por tashmë subjekti që ka marrë lejen për hapjen e thertores e kanë ka çuar çështjen në apel dhe nesër pritet të zhvillohet seanca e parë.

Klan Plus