Kishte 1 javë që trajtohej nga COVID

Një 52-vjeçar i prekur nga kronavirusi i ka dhënë  fund jetës duke u hedhur nga dritarja e dhomës ku po trajtohej ne spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”. Ngjarja ndodhi rreth orës 03 e 10 minuta të kësaj të diele. Viktima është identifikuar si Preng Gjonaj me origjinë nga Tropoja, por me banim në Tiranë dhe prej një jave ishte i shtruar në këtë spital.

“52-vjeçari ishte shtruar në datë 25 Tetor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni shumë të rëndë, të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2”.

Bluzat e bardha thonë se 52-vjeçarit i është dhënë gjithë shërbimi mjekësor ndërsa askush nuk ka pikasur probleme të shëndetit mendor tek pacienti.

Gjatë kohës së qëndrimit në spital pacienti nuk ka manifestuar shenja të çrregullimeve psikologjike si në momentin e shtrimit edhe gjatë terapive te mjekimit”.

Burime pranë prokurorisë së Tiranës bëjnë me dije se ka nisur hetimi për këtë rast duke marrë dëshmitë e personelit edhe të pacientëve të tjerë. Ky është rasti i tretë në më pak se 3 muaj që pacientë me COVID i japin fund jetën në këtë spital duke u hedhur nga lartësia.

Rasti i parë ishte në 13 gusht kur një 29-vjeçar nga Durrësi u hodh nga kati i tretë ndërsa në 2 shtator të njëjtin akt ndërmori një 65-vjeçar. Prokuroria tha se nisi hetimet edhe për 2 rastet e mëparshme por ende nuk ka asnjë konkluzion.

Tv Klan