Kate sulmohet nga mbështetësit e Meghan

Kate është përballur me komentet negative të fansave të Meghan, teksa po përpiqej të kthente vëmendjen në bëmën e saj të mirë, një libër fotografik që fokusohet në jetët e njerëzve të zakonshëm gjatë pandemisë Covid.

Një foto duke buzëqeshur e Dukeshës së Cambridge, veshur me një triko të kuqe në një kopësht me një aparat fotografik në dorë, u postua në faqen e Twitter të @KensingtonRoyal të dielën pasdite për të promovuar projektin e ri ‘Hold Still’.

royal family news kate middleton meghan markle

Fotos iu bashkangjit mesazhi: “Kur të shohim pas në dekadat që do të vijnë, pandeminë e COVID-19, do të mendojmë sfidat me të cilat u përballëm, njerëzit e dashur që humbëm, izolimin e gjatë larg familjes dhe miqve dhe presionin e ushtruar ndaj punëtorëve tanë më të rëndësishëm”.

“Por ne gjithashtu do të kujtojmë edhe gjërat pozitive: mirësjelljen, punëtorët dhe heronjtë që u bënë bashkë nga të gjitha rrugët e jetës dhe se si të gjithë së bashku iu përshtatem një normaliteti të ri”.

“Nëpërmjet projektit ‘Hold Still’, unë doja të përdorja fuqinë e fotografisë për të krijuar një dokumentim që do të zgjasë, mbi gjithçka ne po përjetojmë, të kap individë, histori dhe të dokumentoj momente të rëndësishme për familjet dhe komunitetet teksa kalonim pandeminë.”

royal family kate middleton twitter

Por ndërsa Kate u admirua nga shumë fansa për mesazhin dhe projektin, ajo gjithashtu u sulmua nga kritikët të cilët përmendën Meghan dhe Princin Harry.

Një komentues shkroi: “Ndoshta duhet të kthesh kokën pas dhe të mendosh se si e trajtove kunatën tënde të vetme???” Një tjetër shprehej: “Mirësjellje ndaj kunatës së saj?”./tvklan.al