Në dy spitalet Covid në Tiranë janë 110 të shtruar

Të shtruarit në spital vijojnë të mbeten në shifra të ulta. Që prej Shtatorit, muaji Prill mban edhe numrin më të ulët të të shtruarve në spitalet Covid.

Nga afro 24 mijë raste pozitiv Covid, vetëm 0,7 % e të infektuarve në Shqipëri kanë nevojë për hospitalizim për shkak të komplikacioneve të rënda.

Aktualisht spitalet Covid 3 dhe Covid 4 janë boshatisur nga pacientët, por strukturat do të qëndrojnë në gatishmëri për situatën e pandemisë.

Në dy spitalet Covid në Tiranë janë afro 100 të shtruar. Burime për Tv Klan bën me dije se në Spitalin Infektiv janë 50 të shtruar me Covid, ndërsa tek Shefqet Ndroqi 60 të shtruar.

Afro 70 % e të shtruarve janë në dy spitalet Covid, ndërsa vetëm 30 % janë në tre spitalet e tjerë rajonalë.

Tv Klan