
Vetëm 1 qytetar i infektuar me Covid
17:56 21/11/2022
Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 66 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 qytetar në Bashkinë Pogradec.
Janë 186 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,363 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al