Është konfirmuar zyrtarisht se këngëtarja 18-vjeçare Billie Eilish, do të jetë ajo që do të performojë kolonën zanore të James Bond.

Billie bëhet kështu këngëtarja  e parë në moshë kaq të re që shkruajti dhe do të këndojë kolonën zanore të filmit.

Në faqen zyrtare në Twitter të Jam Bond, shkruhet: Kënga me titull #NoTimeToDie do të performohet nga Billie Eilish. Billie e ka shkruar këngën me vëllanë e saj dhe është artistja më e re në histori që ka shkruar dhe regjistruar një këngë për James Bond.

Vëllai i saj më i madh Finneas O’Connell – AKA FINNEAS – bashkëpunoi në projekt me të pasi ata kanë punuar së bashku gjithë karrierën e saj.

Billie është e ngazëllyer për projektin ashtu siç tha në një deklaratë për shtyp.

“Të jesh në gjendje të shkruash këngën me temë të një film që është pjesë e një serie kaq legjendare është një nder i madh. Unë jam akoma nën emocione”. /tvklan.al