Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë identifikuar vetëm 2 raste me Covid pas 2803 testimeve të kryera.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 2803 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vaun e Dejës”, njoftoi ministria.

Fatmirësisht ditën e sotme nuk ka asnjë viktimë nga virusi. Në Shqipëri janë 78 pacientë aktivë me Covid-19. Në spital po marrin trajtim të specializuar vetëm 3 pacientë. Njëri prej tyre është në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,966 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al