Jimmy Donaldson, 23-vjeçari amerikan i njohur më mirë si MrBeast, ishte personi i cili ka fituar më shumë para nga Youtube gjatë vitit 2021.

Ai ka arritur që në kanalin e tij të ketë mbi 10 miliardë shikime dhe ka mundur që të arrij një fitim prej 54 milionë Dollarë.

MrBeast gjatë vitit 2021 ka më shumë fitime se 10-vjeçari Ryan Kaji, i cili është një ndër ndikuesit më të mëdhenj në këtë platformë dhe ka qenë në krye të listës për 2 vitet e fundit.

Sipas BBC, 10 më të ndjekurit në Youtube kanë arritur që të fitojnë rreth 300 milionë Dollarë përgjatë vitit 2021.

Lista me 10 kanalet me më shumë fitime në Youtube: 1- MrBeast, 2- Jake Paul, 3- Markiplier, 4- Rhett and Link, 5- Unspeakable, 6- Nastya, 7- Ryan Kaji, 8- Dude Perfect, 9- Logan Paul, 10- Preston Arsement./tvklan.al