Zayn Ali Salman është lojtari më i ri i “topçinjve” të Londrës

Zayn Ali Salman quhet vogëlushi që Arsenal e mori në akademi pak kohë më parë. Ai sapo ka mbushur 5 vjeç duke u bërë futbollisti më i ri në moshë i Topçinjve të Londrës.

Në profilin e tij në Instagram Zayn shfaqet duke dribluar edhe fëmijë më të mëdhenj. Trajneri i parë i tij tha për BBC se Zayn dallonte nga të tjerët se si vepronte me topin.

Vogëlushi i cili shkon ende në kopsht u pa nga skautët e Arsenal që bindën babain e tij që t’i bashkohej me këtë ekip. Zayn ka një rrugë të gjatë për tu rritur si futbollist, por ndoshta pas disa vitesh do ta shohim me ekipin e parë të Arsenal.

Tv Klan