Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 407 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në këto bashki: 3 qytetarë në Tiranë, 1 në Fier, Delvinë, Vlorë.

Janë 258 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,617 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al