Nuk kërkohet përgjigja e tamponit

Me maska dhe me biletën e avionit në duar, këta pasagjerë presin të udhëtojnë nga Rinasi drejt qyteteve të Italisë. Presidenti i Toskanës, i alarmuar se në rajonin e tij 13 udhëtarë nga Shqipëria rezultuan mbartës të Covid-19, kërkoi mbylljen e fluturimeve me vendin tonë, në aeroportet e Pizës dhe Firences nga ku dyshohet se kishin hyre të infektuarit nga Shqipëria.

Por Shefi i Kontrollit Shëndetësor në Rinas, Lorenc Hashorva, thotë për Tv Klan se nuk është e qartë nëse këta persona kanë kaluar nga Rinasi, pasi nuk kanë ende një njoftim zyrtar. Kontrollet janë të njejta si në Shqipëri dhe në Itali, në hyrje apo dalje.

“Të vetmit që lejohet të futën në aeroport janë udhetarët që identifikohen përmes biletës së udhëtimit. Ata kalojnë në një tunel dezinfektues e më pas behet skanimi i temperaturës së tyre. Por për ta nuk e detyrueshme që të kenë një dokument që vërteton se janë negativë me Covid-19”.

Sa kohë ke në Shqipëri?
“2 javë”
E ke bërë tamponin?
“Jo, nuk është e detyrueshme”
“Në Itali na kanë thënë se duhet të karantinohemi”.

Edhe për udhëtarët që mbërrijnë në Shqipëri vlen i njëjti protokoll sigurie.

Nga vjen?

“Nga Stambolli”
“Na matën temperaturën, dezinfekimi dhe plotësuam një formular me të dhëna”.

Po këtu?
“E njëjta gjë”.

Në asnjërin nga vendet, as në Shqipëri dhe as në Itali nuk kërkohet paraqitja e rezultatit të tamponit, që identifikon edhe të infektuarit asimptomatike, teksa temperatura zbulon vetëm ata që kanë simptoma.

Ky filtër i munguar bën që të prekurit pa shenja, të mund të kalojnë lirisht nga Rinasi e të përhapin infeksione në vende te tjera apo që të tjerë të prekur të vijnë nga Italia në Shqipëri, duke rrezikuar kështu mbylljen e fluturimeve.

Tv Klan