Sekretet do ia tregonit burrit, gruas apo nënës, babait. Ishte kjo tema e diskutuar këtë të martë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Shumë prej telefonuesve tu shprehën se sekretet do i besonin vetëm nënës, ndërsa burrit apo gruas do i tregonin vetëm atë që i takon. 

Një nga telefonueset u shpreh se vetë sekretet ia tregonte vetëm burrit, e taniqë ai nuk është ia ndien mungesën. Sipas saj nuk mund të ketë marrëdhënie më të afërt se ajo me bashkëshortin, pasi ai është i vetmi person ku mund të shash edhe fëmijët.

Telefonuesja: Ka qenë një si proverb që na vjen nga të parët, vetëm me burrin mund të shahen fëmijët, kjo është vetëm një shprehje që nënkupton shumë. Unë për veten time vetëm kur nuk e ke burrin e kupton rëndësinë që çdo gjë me burrin thuhet. Atëherë e kupton. Unë për veten time çdo gjë e ndaja me burrin. Është e rëndësishme shumë, se nëse nuk ekziston kjo marrëdhënie atëherë çfarë janë 40 vite-50 vite martesë?

Aldo: Gjithë jeta.

Telefonuesja: Gjithë jeta! Atëherë patjetër duhet t’i ndash me burrin./tvklan.al