Europa kërkon transmetimin e kampionatit të Nikaraguas

Nikaragua është një nga të paktat vende ku po luhet ende futboll në këtë kohë pandemia globale e koronavirusit.

Një fakt i tillë ka tërhequr vëmendjen e mediave madje ka patur edhe interes që ndeshjet e Ligës së Parë të këtij shteti të Amerikës Qendrore të transmetohen nga televizione në Europë.

Këtë e konfirmoi Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Nikaraguas, Jose Maria Bermudez për mediat.

Për momentin sipas tij nuk ka sinjale nga autoritet vendase që të ndalet aktiviteti që ka zhvilluar 13 javët e tij, për shkak se nga pandemia ka humbur jetën vetëm 1 person dhe 5 të tjerë janë infektuar.

Në renditjen e FIFA-s, Nikaragua është e 151. Futbolli është pezulluar në mbarë botën, përveç këtij vendi, Bjellorusisë dhe Taxhikistanit.

Tv Klan