“Smartmatic” kërkon 20 milionë euro

Vetëm një kompani ka shfaqur interes për të ndërtuar sistemin e identifikimit elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre pas zgjedhor në votimet ardhme parlamentare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se nga 6 kompani që u ftuan për të paraqitur ofertat e tyre për këtë proces, u paraqit vetëm kompania “Smartmatic”.

Kompania me seli në Londër ka kërkuar afro 20 milionë euro pa TVSH për të mundësuar ndërtimin dhe zbatimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve.

KQZ bën të ditur se aktualisht është në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit, vlerësimit të ofertës, si dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania për demonstrim.

Tv Klan