
Vetëm një person i infektuar me Covid
18:30 04/02/2023
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale thotë në 24 orët e fundit janë kryer 336 testime, nga të cilat 1 qytetar ka rezultuar pozitiv me COVID19 në Bashkinë Tiranë.
Janë 112 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,562 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al