A janë të mjaftueshme tre orë mësim në javë për të marrë gjithë dijen e nevojshme për studentët e skulpturës? Përgjigjen e gjejmë te ky prezantim në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore.

Pedagogu dhe skulptori Arben Bajo që është kujdesur për këtë formë proteste e ngre si shqetësim pasi dega, pra skulptura, të cilën studentët e kanë prioritet në procesin e nxënies duhet t’i përgjigjet volumit të informacionit si në teori dhe praktikë.

Problematikë që në fund të shkollimit penalizon studentët. Renato Kullolli, student i vitit të parë master, do të donte që më shumë orë t’ia kushtonte të ardhmes së tij si skulptor.

Këto krijime janë dëshmia se për të mbërritur në këtë fazë studentëve iu janë dashur shume punë jashtë orarit të shkollës, edhe pse kemi të bë bëjmë me detyra klase, pra për vetëm tre orë nuk mund të pretendojmë të arrijmë më të mirën tek i brezi i ardhshëm i skulptorëve.

Tv Klan