Veëndryshimi është në ADN e PS-së. Kështu u shpreh këtë të hënë Edi Rama për Partinë Socialiste. Ai tregoi se si është bërë i mundur vlerësimi për kandidatët që do të jenë pjesë e skuadrës së selisë rozë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Anketimet, kundërshtarët, por edhe mediat e rrjetet sociale kanë qenë në vëmendjen e PS-së për të selektuar “fytyrat”  e reja. Kreu i PS-së deklaroi se partia e tij do të vazhdojë të qëndrojë në krye të punëve të vendit.

“Dua të ndaj paraprakisht disa fjalë mbi procesin dhe objektivat tona. PS ka lindur nga vullneti i posaçëm i vetëndryshimit dhe shpirti i vetëndryshimit është në ADN e kësaj force politike dhe ndryshimi është pika e parë në manualin e PS-së që e kishte Nano më parë dhe unë jam përpjekur ta gdhend me bindjen se fuqia e vetëndryshimit është një nga fuqitë e brendshme që e bëjnë PS-në një forcë të paplakshme dhe të pakrahasueshme në politikën shqiptare. Mbetemi alternativa më e pëlqyer e shqiptarëve pavarësisht se as nuk jemi pa të meta, pa gabime as se nuk jemi më të mirë, por më të mirë se ne nuk ka pasi askush si ne nuk di të vetëndryshojë. Në kemi vendosur prej kohësh piketa e procesit të seleksionimit dhe kemi integruar në këtë proces edhe një mekanizëm të ri përthithje të deputetëve të rinj, platformën digjitale, Deputeti që Duam. Procesi është bazuar në një hulumtim gradual të kapaciteteve ë dispozicion që jemi munduar t’i shtojmë për të pasur një fushë zgjedhjeje me sa më shumë lojtarë ë mundshëm në momentin e përzgjedhjes. Bazuar në një hulumtim të pritshmërive të publikut falë kontakteve në terren, interesimin në komunitete, por duke u mbështetur edhe nga anketimet e bëra qoftë brenda partisë, qoftë edhe në shkallë kombëtare apo qarqesh, të cilat i kemi të përmuajshme. Në formimin e skuadrës kemi pasur në vëmendje karakteristikat e kundërshtarëve dhe ballafaqimin analitik mes lojtarëve. Padiskutim, por një pjesë e rëndësishme në këtë proces ka qenë edhe mbledhja e gjykimeve dhe paragjykimeve mediatike ndaj nesh duke ndjekur në vëmendje të veçantë edhe rrjetet sociale. Udhërrëfyes për ne kanë qenë objektivat. Mbi bazë të gjitha këtyre që thashë kemi përcaktuar objektiva për çdo qark dhe në nivel kombëtar. Skuadra e re do të jetë mishërim i përpjekjeve të sinqerta për të harmonizuar eksperiencën që është burim i pasur dijeje në PS, burimet e brendshme me prurje të reja që rezonojnë mirë me nevojën e publikut qoftë për t’i quajtur ‘fytyra’ të reja, por se ne nuk jemi këtu vetëm për të fituar zgjedhjet dhe të shohim e bëjmë, por se jemi forca që qeveris dhe do të qeverisë. Ne nuk na lejohet që të bëjmë skuadra dhe programe sa për të bërë vota pasi kemi detyrimin të jemi të qartë, konkretë dhe të garantojmë rezultatet e duhura në vazhdimësinë e qeverisjes me një skuadër të fortë në zgjedhje dhe një skuadër të fortë në qeverisje. Me program të mirë në zgjedhje, por edhe program të mirë për t’u zbatuar. Skuadrat janë produkt i propozimeve të drejtuesve të qarqeve. Këtë herë procesi ka qenë më i strukturuar. Jam njohur me draftet e formacioneve të secilit qark. Drejtuesit përkatës kanë bërë hulumtimet e tyre dhe kanë sjellë argumente bindëse pse nuk duhen përfshirë si dhe kanë koordinuar konsensusin për pak lëvizje që do të bëjmë për të plotësuar më mirë profilin e skuadrës bazuar në karakteristikat e territorit dhe individëve si dhe duke ndjekur me shumë vëmendje edhe pritshmërinë e publikut, konstatimet e tij për individët”, tha Rama./tvklan.al