Një gardist është vetëplagosur aksidentalisht me armën e shërbimit këtë të premte. 28-vjeçari është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit. Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Ndërkohë gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar se ngjarja ka ndodhur teksa gardisti ka qenë duke pastruar armën. Pistoleta është shkrepur padashje dhe plumbi e ka kapur në dorë e këmbë./tvklan.al