Durrës | Rreth orës 17:30, në lagjen nr.13, Durrës, në ambientet e lokalit ku punonte dyshohet se është vetëplagosur me thikë 29-vjeçari L. R., banues në Durrës, i cili pas ndërhyrjes së Policisë është transportuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të ngjarjes./tvklan.al