“Të ndryshojë Ligji për Gjykatën Speciale”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së vlerëson se aktakuza e pakonfirmuar nga Gjykata e Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli është kryekëput politike.

“Për ne është e papranueshme kjo aktakuzë, por edhe vetë Gjykata Speciale është e papranueshme. Ne kemi reaguar qysh në atë kohë pasi ajo do të jetë e dëmshme për vendin e sidomos për UÇK-në”.

Pas një mbledhje që ka mbajtur kjo organizatë ka kërkuar ndryshim të Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Gishti duhet të drejtohet drejt Serbisë për krime që ka bërë dhe ndaj kriminelëve që jetojnë në Kosovë në disa komuna serbe, dihet adresa e tyre”.

Deputetët e Kuvendit, me 82 vota për në Gusht të vitit 2015 kanë votuar Ligjin për Gjykatën Speciale. Veteranët nuk e kanë përjashtuar as mundësinë e mbajtjes së protestave.

Tv Klan