Të gjithë fermerët do të mund të marrin shërbimin e veterinerit pa pagesë për vaksinimin dhe matrikulimin e kafshëve. Nismën e re ligjore e cila rrit numrin e veterinerëve në agjencinë shtetërore nga 166 në 500, e ka prezantuar ministri i Bujqësisë Niko Peleshi gjatë një takimi me përfaqësues të shërbimit veterinar.

“Më këtë numër veterinerësh që ne synojmë të arrijmë në zbatim të ligjit që do të miratohet së shpejti, për Shërbimin Veterinar, ne ia dalim të kemi në çdo njësi administrative, së paku një veteriner. Ne synojmë të ofrojmë pa pagesë për fermerin, me punën e veterinerëve tanë, që do të jenë veterinerë të paguar, rrogëtarë, veterinerë të paguar të Agjencisë së Shërbimit Veterinar, do të bëjnë shërbimin e vaksinimit dhe të matrikullimit falas.”

Reforma në fushën e veterinarisë po ashtu do të thjeshtojë zinxhirin e kontrollit të produkteve, duke i shtuar kompetenca Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe duke shfuqizuar hallkat e tjera.

Tv Klan