“Do të kërkojmë opinionin e komisionit të Venecias për qeverinë e re”

Zyra e kryeministrit në detyrë Albin Kurti është duke e shqyrtuar mundësinë që të dërgojë në komisionin e Venecias vendimin e presidentit Hashim Thaçi për ti dhënë mandatin LDK-së për formimin e qeverisë. Ndërsa janë duke insistuar që presidentin këtë vendim ta bëjë publik në mënyrë që ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“LVV-ja jemi të obliguar të mbrojmë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit dhe do të bëjmë reagimet konform shkresave. Tani duhet të shohim se cila është kërkesa specifike, ju e keni parë që për fat të keq prej një qeverie e pavarur prej panit dhe nga Lista Serbe. Po tentohet të krijohet një qeveri e varur nga Beogradi”.

Ndërkohë janë duke vazhduar bisedimet LDK-AAK-Nisma për formimin e qeverisë, derisa ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete. Nga LDK-ja kanë bërë të ditur se me këtë marrëveshje 7 ministri do ti ketë kjo parti, 3 AAK-ja, 2 Nisma dhe 3 minoritetet.

Derisa mësohet se shumica e ministrave aktual të LDK-së do të vazhdojnë ti udhëheqin të njëjtat ministri, ndërsa në disa të tjera do të ketë ndryshime të vogla. LDK-AAK e Nisma gjithashtu janë pajtuar që të mos emërohen ministra personat të cilët kanë aktakuza të ngritura.

Tv Klan