Vetëvendosje e hapur për koalicion me LDK-në

Vetëvendosje e hapur për koalicion me LDK-në

20:40 07/10/2019

Analistet: Negociatat mes dy partive, jo të lehta

Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo e cila në bazë të rezultateve preliminare ka fituar zgjedhjet në Kosovë e sheh Lidhjen Demokratike të Kosovës si partnere të koalicionit qeverisës.

Në bazë të përqindjes së rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosje do të ketë në Kuvend 31 deputetë, LDK 30 deputetë, PDK 25, AAK-PSD 14 deputetë dhe Komunitetet 20 deputetë.

Këto dy parti nëse arrijnë të bëjnë koalicion qeverisës atëherë kanë shumicën e votave në Kuvend dhe nuk kanë nevojë për parti të tjera.

Kurti pritet që në darkë të takojë drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por që të dyja partitë nuk kanë dashur të prononcohen gjatë ditës përkundër insistimit të vazhdueshëm.

I vetmi prononcim i kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani, ka qenë mbrëmë, e cila thotë se do të presin rezultatet përfundimtare.  Megjithatë është e lumtur që opozita më në fund po e dërgon pushtetin e deritashëm në opozitë.

Analisti Rrahman Paçarizi vlerëson se të dyja këto partitë po konsiderohen serioze dhe se e kanë fuqinë të përballen në dialog me Serbinë, por ka dyshime se ky koalicion qeverisës do të bëhet.

Të vështira negociatat ndërmjet këtyre dy partive i sheh edhe njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri.

Ditëve në vazhdim pritet edhe numërimi i votave me kusht, atyre me postë dhe personave me aftësi të kufizuara në mënyrë që të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori