Vetëvendosje e LDK kryesojnë zgjedhjet në Kosovë

Vetëvendosje e LDK kryesojnë zgjedhjet në Kosovë

23:54 06/10/2019

PDK pranon humbjen

Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kryesojnë dukshëm zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara këtë të diel në Kosovë. Diferenca mes këtyre dy forcave është tepër e ngushtë. Asnjë nga dy partitë nuk mund të formojë e vetme qeverinë. Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka paralajmëruar një koalicion të mundshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar këto zgjedhje. Shprehim edhe urimin për vendin e dytë që e ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës me të cilën mendoj se do ta bëjmë një qeveri shumë të mirë për Republikën e Kosovës”, tha Glauk Konjufca.

Mbështetësit e Vetëvendosjes të mbledhur në selinë e partisë së tyre nuk e përmbajtën entuziazmin.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës nxitoi të shpallte veten fituese, por nënkryetari Lutfi Haziri ngurroi të fliste për koalicione pas zgjedhore.

“Na lini të gëzohemi sonte. Më vonë do të vazhdojmë të mendojmë sesi do të duket qeveria e Kosovës. Por atë që e kemi thënë më herët, me ato që kemi thënë jo, mbetet jo gjithmonë”.

LDK-ja ka përjashtuar mundësinë e koalicionit pas zgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës së Kadri Veselit. Procesi zgjedhor ishte i qetë, me përjashtim të disa rasteve të fotografimit të votës që ndalohet me ligj. Pjesëmarrja në këto zgjedhje arriti në 44%, 0.3% më e lartë se zgjedhjet e 2 viteve më parë.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori