Vetëvendosje propozon Albin Kurtin për Kryeministër të Kosovës

Vetëvendosje propozon Albin Kurtin për Kryeministër të Kosovës

09:30 20/01/2020

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për Kryeministër në Qeverinë e re të vendit.

Kështu dëshmon ky dokument të cilin e ka siguruar Klan Kosova. Ky vendim vjen pas disa kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi, i cili shtoi presionin tek lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, që si fitues i zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019, të formojë sa më shpejt Qeverinë e re të vendit.

Kreu i shtetit kërkoi që i mandatuari të propozohet në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Vendimi i është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi. /klankosova



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi