Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, njoftoi se të shtunën e 29 Shtatorit partia e tij organizon protestë qytetare paqësore në Prishtinë, për të dëshmuar siç tha ai, “se një popull nuk i nënshtrohet një njeriu, gjegjësisht Presidentit Thaçi”.

“Aventura e Presidentit duhet ndalur dhe ndaluar. Institucionet e shtetit i kemi te kapura, pakënaqësia e qytetarëve duhet të dalë në shesh. I ftojmë të gjithëve të na bashkohen në këtë proces. Ruajtja e integritetit territorial është detyra jonë. Këto protesta janë të domosdoshme. Një popull s’i nënshtrohet një njeriu. Duan ta ndajnë Kosovën e ta copëtojnë Kosovën Lindore.

Pazareve të Thaçit dhe Vuçiçit nuk duhet t’u nënshtrohemi ne. Nuk lejojmë të ndahet Kosova. Ky president ka folur për kompromis të dhimbshëm. I ka mashtruar qytetarët e Kosovës për shumë e shumë vite me radhe, ndërsa tani ka ardhur koha qe t’i mashtrojë edhe ata të Kosovës Lindore. Qytetaret e Mevegjës, Bujanocit dhe Preshevës duhet të jenë vigjilentë dhe të vlerësojnë në bazë të veprave të vjetra dhe jo ne bazë te rrenave të reja”

, u shpreh Kurti para gazetarëve në konferencën për media. /klankosova