Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë në terren për të treguar kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Deputeti Fisnik Ismaili, teksa ka postuar këtë foto në profilin e tij në Facebook, shkruan: 

“Kjo pikë është kufiri i vërtetë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku ne, Deputetët e Republikës së Kosovës, e vendosëm këtë shenjë, e cila është tetë kilometra prej pikës ku gjendet policia e Kosovës dhe dy kilometra nga ajo e Malit të Zi”.

Ismaili shoqërohej nga Glauk Konjufca, Ismail Kurteshi, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albin Kurti.

“Ne vazhdojmë ta kundërshtojmë faljen e tokave të Kosovës me çdo

kusht”, shkruajti ndër të tjera Ismaili./tvklan.al