Autori i vrasjes së ish-bashkëshortes dhe vëllait të saj në Rrëshen, Fatmir Kolecaj, është vetëvrarë pas rrethimit nga policia në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.

47-vjeçari i ka dhënë fund jetës, pasi ishte rrethuar nga forcat speciale RENEA.

Fillimisht ai nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar duke hapur zjarr në mënyrë të befasishme. Për pasojë është plagosur në këmbë punonjës i FNSH-së, Shkodër. Në ndihmë kanë mbërritur forcat special RENEA.

I rrethuar, Fatmir Kolecaj, nuk ka pranuar të dorëzohej duke u vetëvrarë.

Mbrëmjen e së martës në Rrëshen, Kolecaj qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten Esmeralda Filopatin dhe vellain e saj Vledison Filopatin në oborrin e shtëpisë së tyre.

Fatmir Kolecaj dhe Esmeralda Filopati kishin së bashku tre fëmijë, por 47- vjeçari e dhunonte vazhdimisht ish gruan derisa u dënuar në vitin 2017 me 10 muaj burg për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Tv Klan