Një oficer i lartë policie është gjetur i vetëvrarë në shtëpinë e tij. E. M., dikur drejtor i Policisë së Qarkut të Durrësit, oficer kufiri me disa detyra të larta në port dhe në aeroport, aktualisht punonte si oficer në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Kolegë të tij kanë treguar se në ditët e fundit të punës M. tregonte një njeri i qetë dhe pa probleme.

45-vjeçari ka kryer aktin e vetëvrasjes në një nga ambientet e shtëpisë së tij dhe është gjetur në orët e para të mëngjesit nga gruaja dhe dy vajzat. Trupi i të ndjerit është dërguar në morg, ndërsa familjarët nuk kanë mundur të shprehin asgjë për vendimin e M. për t’i dhënë fund jetës së tij. Fqinj dhe të afërm tregojnë se E. M. dhe familja e tij njiheshin si njerëz të qetë dhe pa konflikte apo probleme të rënda që mund të çonin deri në aktin fatal të vetëvrasjes.

Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku dhe punonte i ndjeri, nuk ka dhënë ende ndonjë version të mundshëm në lidhje me rrethanat që çuan në vetëvrasje oficerin M. /tvklan.al