Olsian Çela kalon në filtrin e të trija kritereve

Olsian Çela, kandidat për Prokuror të Përgjithshëm është konfirmuar në detyrë nga shkalla e parë e vetingut.

Por që kandidiatura e Çelës të legjitimohet duhet që vetingun ai ta ketë kaluar në të dyja shkallët e tij. Gjatë seancës dëgjimore, komisioni nuk konstatoi probleme sa i përket pasurisë, aftësive profesionale dhe pastërtisë së figurës.

Nëse ky vendim nuk apelohet në kolegjin e posaçëm atëhere ndoshta në vjeshtë  do të zhvillohet gara për zgjedhjen e një Prokurori të ri të Përgjithshem me mandat të plotë 7-vjeçar.

Në garën për Prokuror të Përgjithshëm janë edhe Arta Marku, drejtuesja akutuale e perkohshme e akuzës, Fatjon Memçaj, prokurore pranë apelit të Tiranës dhe avokat Lulzim Alushaj.

Marku dhe Memçaj e kanë kaluar vetingun, ndërsa për avokatin Alushaj vlerësimin e bën KLP-ja.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do t’i rendisë këta kandidatë në bazë të kritereve që ata plotësojnë. Më pas ia dergon parlamentit për t’i votuar.

Nëse Kuvendi dështon për ta zgjedhur me shumicë të cilësuar, pas tre raundesh votimi zgjidhet me shumicë të thjeshtë, ai që është renditur i pari.

Tv Klan