Vetingu, shkarkohet prokurori Besnik Cani

Vetingu, shkarkohet prokurori Besnik Cani

12:15 27/02/2020

Anëtari i KLP nuk justifikonte pasurinë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot nga detyra anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Ai u konfirmua në detyrë më 27 nëntor 2018 nga shkalla e parë e vetingut dhe 2 javë më pas u zgjodh anëtar i KLP-së.

Vendimi u ankimua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe nga Komisioneri Publik të cilët kishin rezerva për konfirmimin në detyrë të tij për shkak të problemeve me pasurinë, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës.

Sipas Komisionerit Publik, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte “kontradiktor dhe jo-bindës” dhe se ishte marrë në interpretim të gabuar të ligjit.

Tashmë prokuroria duhet të hapë sërish garën për vendin e lënë vakant në KLP.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi