Aleat i mirë edhe për dietat

Tashmë jemi në sezonin e shegëve dhe arsyet pse duhet ta konsumojmë, nuk janë vetëm shija e mrekullueshme, por vetitë fantastike që ka.

Fruti i shegës është i pasur me vitaminë A, vitaminë C, ujë, fibra, fruktozë, kripëra minerale dhe antioksidantë dhe është pothuajse i krahasuar me një frut antikancerogjen. Nëse konsumoni shegë, atëherë keni siguruar një burim të mirë të kaliumit, fosforit, natriumit, magnezit dhe hekurit.

Prania e fibrave të këtij fruti ndihmon në tretje dhe parandalimin e kapsllëkut, si dhe ndihmon në tretjen e dhjamit.

Por mos harroni se shegën mund ta përdorni dhe në shumë receta gatimi për t’u dhënë edhe me tepër shije./tvklan.al