Studimi: Mungesa e kontaktit fizik shtoi numrin e të sëmurëve mendor, sindromi “uri lëkure”

Mungesa e kontaktit fizik si pasojë e masave anti-Covid shkakton një pasojë shumë të rëndë në shëndetin mendor. Konfirmimi mbërrin nga psikiatrit, të cilët shpjegojnë se shqetësimi sjell të ashtuquajturin fenomen “Uri lëkure”, që studime të shumta shkencore e dokumentojnë.

Distancimi social i vendosur ka anuluar ndërveprimin afektiv me miqtë, të afërm, familjarë dhe këdo që na rrethon. Mirëpo kontakti fizik, prekjet, përkëdheljet, përqafimet, puthjet, janë instrumente që njeriut i shërbejnë sikurse ka ndodhur që në gjenezë, pasi i krijon siguri. Dhe ndjesia e sigurisë dhe kënaqësisë, nxisin modifikime neurokimike pozitive si rritja e prodhimit të ositoksinës, hormoni që ka një efekt qetësues.

Një punë kërkimore është realizuar në SHBA. Vetëm në muajin e parë të karantinës, shoqëruar me një mungesë kontakti fizik apo përqafimesh, solli një shtrim të jashtëzakonshëm të shqetësimeve mendore, si depresioni, ankthi, mungesë gjumi dhe ndjesi të shtuara lodhjeje.

Disa prej studimeve janë kryer nga Universiteti i Miamit në Florida dhe nga ai i Indianës dhe janë publikuar në revistën shkencore Psikiatria Sociale.

Klan News