Vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut


Vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut

14:53 03/10/2019

Më e vështirë se marrëveshja e Prespës me Greqinë

Bllokada që Sofja po vë ndaj Shkupit në rrugën drejt integrimit evropian, do të jetë më e rëndë se ajo që aplikoi Athina për shumë vite duke kontestuar emrin e shtetit.

Zëvendëskryeministrja dhe shefja e Diplomacisë së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, tha sot se mosmarrëveshjet historike mes Shkupit dhe Sofjes janë çështje më e rëndë nga kontesti për emrin që ishte zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës.

“Marrëveshja e Prespës ishte çështje thjesht dypalëshe. Nuk është lehtë të ndërrohet emri i vendit tuaj, por pjesa historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë është më e rëndë. Tërë identiteti dhe historia e ekzistimit të Republikës të Maqedonisë së Veriut nga viti 1944 është themeluar në disa pjesë të historisë sonë të përbashkët. Nuk ekziston mënyrë të bëhen anëtare te BE-së dhe të kenë marrëdhënie bilaterale të pazgjidhura. Marrëdhënie të mira fqinjësore dhe miqësore. nuk është vetëm kriter bullgar, por një nga kriteret për anëtarësim në BE.”

Shefja e diplomacisë bullgare ka nënvizuar se për t’u zgjidhur, çështjet e hapura nuk do të ndihmojë as diplomacia e fortë dhe as e butë, por duhet të ketë ekuilibër dhe bashkëpunim.

Klan Plus




Të ngjashme