Piloti i Aston Martin skualifikohet nga çmimi i madh i Hungarisë, shkak mosrespektimi i rregullores për karburantin

Pasi festoi vendin e dytë në Çmimin e Madh të Hungarisë, Sebastian Vettel mori lajmin dramatik se ai u skualifikua nga gara.

Komisarët e garës morën vendimin pasi ata arritën në përfundimin se në makinën e pilotit gjerman në finish nuk kishte karburant mjaftueshëm, referuar rregullores.

Vettel e mbylli garën me 70 xhiro pas pilotit Esteban Okon, që fitoi garën e tij të parë në F1 me makinën e tij Alpin. Vendin e dytë e merr piloti i Mercedesit, Luis Hamilton.

Në vend të tretë kalon piloti i Ferratit Carlos Sainz.Ndërsa Maks Verstapen, nga vendi i dhjetë shkon në të nëntin, e tani në garën për titullin kampion për pilotë është 8 pikë pas britanikut.

Në bazë të rregullores, skuadrat duhet që t’i japin Federatës Ndërkombëtare të Automobilave 1 litër karburant për çdo makinë në garë. Makina Aston Martin e Vetelit, arriti të jepte vetëm 300 mililitra, e kjo solli hetimin.

Tani qëllimi i skuterisë është që ta apelojë vendimin për skualifikimin e Vettelit nga Çmimi i Madh i Budapestit.

Klan News