Një vit pas miratimit të ligjit të Vettingut në Policinë e Shtetit, procesi ka nisur zyrtarisht. 45 drejtuesit e parë , përfshirë edhe Drejtorin e Përgjithshëm Ardi Veliu, do ti nënshtrohen verifikimit të tre kritereve. Pastërtisë së figurës, aftësive profesionale dhe kriteri i pasurisë.

Zyrat e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit janë vendosur pranë Gardës së Republikës. Tashmë po verifikohen dosjet e para dhe më pas do nisin seancat dëgjimore me 31 drejtuesit e policisë, 12 punonjës të SHÇBA dhe 2 drejtues të lartë të gardës së republikës.

 “Pas fazës së parë, ku anëtarët e komisionit të jashtëm do të përfundojnë Vettingun për 300 drejtuesit e lartë, faza e dytë do të kryhet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Do të jenë më shumë se 10 mijë efektive që do ti nënshtrohen Vettingut. Ndërkohë përfshirja e SHÇB u be pas ndryshimeve qe kërkoi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pasi sipas tij kjo do i kursente buxhetit të shtetit mbi 2.6 milionë Dollarë.”

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme deri tani rreth 98% e punonjësve të policisë kanë dorëzuar formularët e vetdeklarimit, ndërsa i gjithë procesi pritet të zgjasë 2 vjet. Vettingu në polici ishte një nismë e Ministrisë së Brendshme që synon pastrimin e Policisë nga punonjës të cilët kanë lidhje me krimin apo që nuk justifikojnë pasurinë e tyre.

Tv Klan