Partia Demokratike ka shpallur nismën për të bërë vetting në politikë përmes ndryshimeve kushtetuese. Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se Vettingiu në politik është jetike për shkak të lidhjeve kriminale të qeverisë. Përmes kësaj nisme, Partia Demokratike synon që politikanët e inkriminuar të largohen nga politika.

Sipas Lulzim Bashës, janë katër objektiva për këtë platformë:

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.

2 – Çlirimi I drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin

3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin

4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

“Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në radhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur”,

tha Basha në fillim të mbledhjes së opozitës.

“Rama është me krimin, ne jemi me njerëzit

“, theksoi kryedemokrati, i cili vuri në dukje vendosmërinë e opozitës për t’u kthyer qytetarëve mundësinë të vendosin vetë për fatin e tyre, për zgjedhjet e lira e të ndershme. /

tvklan.al