Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për të diskutuar me Partinë Demokratike nismën e kësaj të fundit për Vetting ndaj politikanëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se sa më parë duhet të bëhet pastrimi i politikës, por përmes drejtësisë së re.

“Veting politikanëve? Sa më parë! Me një drejtësi të pastruar përmes Vetingut, s’do ketë më as në këtë vend shteg për politikanët që t’i ikin drejtêsisë. Dhe çdo ide tjetër për të rritur llogaridhënien e politikanëve është e mirëseardhur. Gjithnjë gati të diskutojmë me PD”

, thotë Kryeministri Edi Rama.

Partia Demokratike publikoi sot nismën për të bërë ndryshime kushtetuese për t’i hapur rrugë Vettingut të politikanëve. Kreu i demokratëve akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij se po bashkëqeverisin me krimin.

/tvklan.al