Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyu seancën e gjyqtarit të lartë Edmond Islamaj për të premten. Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili konfirmoi në detyrë Islamajn.

Kjo kohë do shërbejë  që komisioneri publik të vlerësojë aktet pasi kërkoi thellim të hetimit administrativ. Ndërsa nga ana tjetër gjyqtari depozitoi prova të reja.

Sipas komisionerit publik, Edmond Islamaj ka probleme me justifikimin e pasurisë, konkretisht një tokë në bregdetin e Karpenit në Kavajë, tre apartamente të cilët janë në emër të bashkëshortes së tij dhe një automjet.

Tv Klan