Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje direkt kundërshtarit të tij politik, Lulzim Basha, për Vettingun në politikë. Rama i tha se është i gatshëm ta votojë nismën nëse ajo është  për të mirën e vendit, por nëse mban “era foltore” mazhoranca është kundër.

“Unë i qëndroj atij parimi që kam thënë “hajde ta diskutojmë” siç meriton të diskutohet me ekspertët e të dyja palëve, ku doni me dalë me çfarë doni ta bëni, çfarë thonë partnerët tanë për këtë punë, çfarë thonë institucionet etj. Nëse ne na del që kjo nismë është shpëtimtare për vendin, patjetër që dol ta votojmë. Nëse rezulton se është një komardare si ato të fëmijëve që fryhen me gojë për të bërë sikur notojnë në formë peshkaqeni atëherë ne do themi Lulzim vazhdo vëlla që të bësh rolin e peshkaqenit të gomës që të ngrohesh nga peshkaqeni i foltores. S’është puna jonë kjo. Ta ndajmë këtë, e shohim e diskutojmë, patjetër. Çdo gjë që i shërben interesit të përbashkët të vendit ne na keni pro. Çdo gjë që mban pastaj era foltore, ne na keni kundër”, tha Rama./tvklan.al