Vettingu po vonon ngritjen e SPAK

Posta

Vettingu po vonon ngritjen e SPAK

15:43 18/10/2019

Kreu i KLP raporton para Komisionit të Ligjeve

I ftuar në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për të raportuar lidhur me punën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kreu i këtij institucioni, Gent Ibrahimi tha se pengesa kryesose për mos ngritjen e SPAK-ut është Vetingu.

Nga 15 kandidatë, deri më tani testin e verifikimit e kanë kaluar vetëm 8 kandidatë, por mazhoranca kërkoi nga KLP që pavarësisht përcaktimit kushtetues që thotë se për ngritjen e SPAK-ut duhen jo më pak se 10 kandidatë, të gjenden mekanizmat ligjor për ta bërë funksional brenda Dhjetorit.

Nëse procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për Prokurorinë e Posaçme është pezulluar për shkak të ecurisë së punës nga organet të Vettingut”.

Muaji Dhjetor ishte afat që mazhoranca i vuri KLP-së edhe për kandidaturat për Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Por kreu i këtij institucioni tha se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm është pezulluar për pak ditë nga ankimi i bërë nga kandidati i skualifikuar Lulzim Alushaj.

Për akuzat e Kryeministrit se në sistemin e drejtësisë është ngritur grupimi më i rrezikshëm që e etiketoi me emrin “kap ça të kapim”, Ibrahimi tha se ato nuk mund ta vënë në lëvizje Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

“Është konstatim politik, s’mund të vërë në lëvizje duke u nisur nga paragjykime”.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, kreu i KLP-së tha se me ngritjen e SPAK-ut, i hapet rruga procedurave për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi