Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Alma Liçaj.

Në kuadër të ligjit të Vettingut, që analizon tre shtylla kryesore, gjyqtarja Liçaj kishte probleme me pasurinë.

Kujtojmë se Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Vlorë, ishte kryesueja e trupës gjykuese që shpalli të pafajshëm disa ditë më parë ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika, i akuzuar për ndërtimin e një pallati 11-katësh.

Sipas KPK, gjyqtarja Liçaj nuk mund të vazhdonte qëndrimin në detyrë pasi nuk justifikon pasurinë. /

tvklan.al