Alltun Çela, kryetari i Gjykatës së Sarandës është shkarkuar nga detyra në bazë të ligjit të Vettingut. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Alltun Çela nuk justifikonte pasurinë. KPK gjeti mospërputhje më deklaratat e tij të pasurisë.

Përveç pasurisë, KPK kishte konstatuar edhe probleme me integritetin profesional të kryegjyqtarit të Sarandës. Ndaj ka pasur denoncime nga qytetarë për vendime të dyshimta gjyqësore që ka dhënë. Këto të dhëna u referuan edhe nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), e cila kërkoi shkarkimin e Çelës duke e vlerësuar si të papërshtatshëm për të qenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.

Në seancën e parë të KPK-së, Alltun Çela e vlerësoi të papërshtatshëm raportin e DSIK dhe kërkoi të japë prova ku bazohet dhe të mos i referohet letrave anonime. Alltun Çela ka qenë në krye të Gjykatës së Sarandës që prej vitit 2008 dhe u rikonfirmua në detyrë edhe në vitin 2014. 

/tvklan.al