Vettingu, shkarkohet nga detyra prokurori Ndini Tavani

Posta

Vettingu, shkarkohet nga detyra prokurori Ndini Tavani

10:47 11/10/2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani. Nga verifikimet e kryera në kuadër të ligjit të Vettingut, KPK gjeti mospërputhje në të ardhurat dhe pasurinë e tij.

Edhe një raport i DSIK ngriti pikëpyetje për shpërdorim detyre nga ana e prokurorit Tavani lidhur me një skemë mashtrimi me TVSH-në dhe për dy çështje hetimore të pushuara.

Prokurori Ndini Tavani, i cili është edhe kandidat për SPAK, kundërshtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT