Zakonisht kur bëhet fjalë për tendencat e vetullave, ajo që gjithmonë e fiton betejën janë harqet natyrale, me formë të mirë, të cilat kornizojnë fytyrën dhe plotësojnë në mënyrë perfekte çdo grim.

Kohët kur askush nuk hiqte dorë nga piskatorja duket sikur kanë ikur pasi tashmë tashmë shumica prej nesh dëshirojmë të kemi vetulla të plota. Lapsat ndihmojnë për të arritur pamjen e dëshiruar, por nëse duam të provojmë trendin më të fundit të vetullave të mëdha, asnjëra prej tyre nuk do të na ndihmojë.

Trendi i ri që duket se po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet quhet vetullat e zbardhura dhe qëllimi i tij është t’i bëjë vetullat pothuajse të “padukshme”. Në fakt, kërkimet në pinterest janë rritur së fundmi, me përdoruesit që kërkojnë ide për vetullat e tyre, duke filluar nga bjondja platin deri tek krejtësisht “transparente”.

Vetullat e zbardhura janë shfaqur shumë herë në sfilatat e stilistëve, por së fundmi shohim disa personazhe të famshëm që i guxojnë, si për paraqitjet e veçanta në tapetin e kuq, ashtu edhe për pamjet e tyre të përditshme. Ju pëlqen rezultati dhe po mendoni të provoni trendin? Së pari, edhe pse mund të çelni ngjyrën e vetullave në shtëpi, është më mirë të lini një takim me një profesionist për t’u siguruar që nuk do të dëmtoni vetullat, lëkurën ose sytë.

Megjithatë, para se t’i përkushtoheni trendit, është mirë të provoni nëse ju pëlqen po aq shumë kur e shihni në fytyrën tuaj. Nëse keni dyshime, provoni trukun e mëposhtëm me një korrektor, i cili do t’ju japë një pamje të ngjashme. Me ndihmën e një spooli ose një furçë dhëmbësh, merrni një sasi korrektor dhe filloni ta përhapni ngadalë në vetullat tuaja. Filloni nga pjesa e jashtme e vetullës dhe gradualisht kaloni në brendësi, ndërsa sigurohuni që lëvizja juaj të fillojë nga baza e vetullës për të mbuluar të gjithë sipërfaqen dhe për të arritur një rezultat të barabartë./tvklan.al